Site icon Telegrafi

Pirlo flet për lëndimin e Cristiano Ronaldos

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për lëndimin e sulmuesit Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Lazios.

Juventusi barazoi me rezultat 1-1 në udhëtim te Lazio në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ronaldo (6’) për Zonjën e Vjetër dhe Felipe Caciedo (90’) për Lazion.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Ronaldos ndaj Lazios, portugezi ka pësuar një dëmtim

Megjithatë, ylli portugez Ronaldo u largua pas 73 minutash lojë shkaku i një dëmtim në kyçin e këmbës.

Për lëndimin e lojtarit ka folur edhe trajneri Pirlo, i cili e ka cilësuar si të detyrueshëm largimin e tij.

“Ronaldo është një lojtar kyç jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet ku ai luajti, ai kishte një problem në kyçin e këmbës dhe u detyrua të largohej”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version