Site icon Telegrafi

Pirlo: Dybala duhet të stërvit më shumë, ta ‘kopjoj’ Ronaldon

Andrea Pirlo ka sugjeruar që sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk po punon mjaftueshëm dhe ka shtuar se ai duhet të stërvitet me dëshirën e Cristiano Ronaldos.

Dybala ka luajtur vetëm 100 minuta nga 270 të mundshëm për Juventusin këtë sezon.

Ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër, Pirlo ka dhënë disa këshilla për sulmuesin argjentinas pasi sipas tij ai nuk po stërvit mjaftueshëm.

Lexo po ashtu Messi: Reali më pak të fortë pa Ronaldon, Juventusi tani favorit i qartë për Ligën e Kampionëve

“Për të pranuar se nuk jeni titullar në këtë fazë të sezonit nuk është e lehtë për askënd”, ka thënë fillimisht Pirlo për mediat italiane.

Ronaldo njihet si punëtor i madh dhe Dybala duhet të mësoj nga ai

“Paulo do të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë që është e mundur: nëse ai stërvitet me dëshirën e Ronaldos atëherë do të jetë e vështirë të largohet”.

“Kur nuk luan, do të thotë që duhet të bësh edhe më shumë. Duhet ta bëni këtë: cilësitë e Dybalas nuk janë në pyetje”.

Lexo po ashtu Pronari i Palermos, Zamparini: Dybala do të largohet nga Juve në janar

“Për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, ai duhet të gjejë diçka nga brenda”.

“Së pari dhe më kryesorja, ai duhet ta bëjë atë për vete”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version