Trajneri i Juventusit, Adrea Pirlo, ka folur për shtyrjen e ndeshjes Inter-Sassuolo, kur u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes me Beneventon.
Inter nuk do të luajnë këtë fundjavë, pasi ndeshja e tyre me Sassuolom e programuar për sonte u shty për shkak të një shpërthimi me COVID-19 brenda skuadrës Nerazzurre.
“Është detyra e jonë të bëjmë presion ndaj Interit, pasi kemi mundësinë për të mbyllur hendekun, por gjithçka varet nga ne”.
“Shtyrja e ndeshjes? Ne kërkuam informacion dhe e pranuam. Në këtë rast janë bërë gjërat ndrysh me rastet dhe situatat e tjera”.
“Kjo ndodh gjatë një momenti pozitiv të Interit. Ata gjithashtu do të jetë në gjendje të mbajë lojtarët e tyre në shtëpi dhe nuk do t’i dërgojë në ndeshjet me kombëtaret. Në këtë kuptim, ata ishin me fat”, deklaroi Pirlo.
Pirlo u pyet gjithashtu edhe për raportime e vazhdueshme në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Ronaldo ka edhe një vit në kontratën e tij dhe ne jemi të lumtur që ai mund të vazhdojë të luajë me ne. Në nivel teknik dhe taktik, ne as nuk kemi menduar për të ardhmen”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/