Producenti i filmit “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer ka në plan të ringjallë filmin e popullarizuar, por pa planifikuar rikthimin e aktorit Johnny Depp.
Sipas mediave të huaja, në një intervistë, producenti Bruckheimer ka thënë se nuk do të mbështetet në kthimin e Depp në film.
Ai zbuloi se është më e thjeshtë të gjesh njerëz të rinj sesa të presësh aktorë të caktuar. Bruckheimer ka deklaruar më parë se Depp nuk do të ketë mbështetjen për t’u kthyer në serinë e gjashtë të filmit.
Pas pjesës së pestë “Dead Men Tell No Tales” që doli në vitin 2017, Depp u përfshi në një gjyq kontrovers për shpifje me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Amber Heard.
Gjyqi i vitit 2022 ishte një temë kryesore në media, pasi Depp fitoi me sukses çështjen kundër Heard për publikimin e një raporti në Washington Post që pretendonte se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një burrë.
Megjithatë, pavarësisht fitores në gjyqin amerikan, Depp humbi një padi të ngjashme për shpifje kundër Amber Heard në Mbretërinë e Bashkuar.
Si pasojë, ai ka mbetur me një reputacion të keq dhe ka pasur shumë diskutime nëse duhet të mbetet pjesë e “Pirates of the Caribbean”.
Është interesante se së fundmi kanë qarkulluar zëra se në filmin e ardhshëm Depp do të zëvendësohet nga aktorja e re dhe komediania Ayo Edebiri, ndërsa më vonë u shfaqën të tjera zëra të cilët thonin se prodhimi i Disney ka dëshirë të vazhdojë bashkëpunimin me aktorin e famshëm, por as atëherë nuk është përmendur një rol kryesor. /Telegrafi/