Telegrafi

Piques nuk i bën përshtypje fitorja e Realit, ua kujton festat kur i bënin me Kupën e Mbretit

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Gerard Piques nuk ia ka mbushur syrin fitorja e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ndërsa ua ka kujtuar paradën me autobus kur e kanë fituar Kupën e Spanjës. 

Reali e mposhti Juventusin 4-1 në finale.

Pique ka thënë se kjo epokë e Zidanes nuk krahasohet me atë të Pep Guardiolas te Barcelona, që firoi 14 trofe mes viteve 2008 dhe 2012.

“Ende nuk mund ta krahasosh atë që kemi fituar ne, me atë që ka bërë Madrid në këto dy viteve të fundit”, ka thënë Pique për Movistar +.

” Real Madridi kanë bërë paradë ku e kanë fituar Kupën e Mbretit”.

“Ditën që na sheh ne duke e festuar ashtu Kupën e Mbretit, do të thotë se Madridi e ka nisur një cikël të ri”.

Pique është pyetur edhe për festën e lojtarëve si Sergio Ramos, Isco dhe Dani Carvajal, që flitet se kanë bërtitur “Pique, k******, përshëndeti kampionët”.

Ai tha se nuk është ofenduar aspak. /Telegrafi/