Site icon Telegrafi

Pique tregon se si Mourinho bëri që Casillas t’i shihte lojtarët e Barcelonës si armiq

Në një rrëfim të gjatë për mediat spanjolle, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është rikthyer të flasë për rivalitetin me Realin e Madridit, duke zbuluar se kulmin e arriti kur trajner i kryeqytetasve ishte Jose Mourinho.

Mbrojtësi katalan deklaroi se portugezi kishte depërtuar në mendjet e futbollistëve të tij dhe i kishte bindur ata t’i trajtonin si armiq kundërshtarët, teksa zbuloi edhe një detaj interesant me Iker Casillas.

Ai tha se gardiani legjendar i Los Blancos nuk i fliste te Spanja, shkaku i mendësisë së krijuar nga Mourinho tek lojtarët e tij.

Lexo po ashtu Mbappe apo Haaland - Pique bën krahasimin se cili është më i mirë

“Rivaliteti me Realin arriti kulmin kur në stolin e tyre erdhi Mourinho. Ai vinte pas tripletës me Interin, por në El Clasicon e parë humbën 5-0″, deklaroi fillimisht Pique.

“Ai kishte aftësi të depërtonte në mendjen e futbollistëve të tij dhe t’i bindte të na trajtonin si armiq”.

Lexo po ashtu “Përfundova në burg, gëlltita monedha që të shpëtoja", rrëfimi i padëgjuar i Piques për 'ferrin' që e përjetoi sa ishte te Man United

“Mbaj mend që kur grumbulloheshim me përfaqësuesen e Spanjës, Casillas nuk më fliste, ndonëse bëhej fjalë vetëm për futboll”, ka shtuar më tej spanjolli.

Natyrisht se Mourinho mbahet mend edhe si trajneri që i ka dhënë fund dominimit të Barcelonës në La Liga me Realin e tij, pasi në atë kohë – katalunasit me Pep Guardiolën ishin të pandalshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version