Telegrafi

Pique tregon se si ia fitoi zemrën Shakirës (Video)

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka qenë i ftuar këtë të martë në emisionin e njohur italian “Pomeriggio 5”.

Përball gazetares Barbara D’Urso, ai ka rrëfyer për karrierën e tij si futbollist, si dhe kanë shkëmbyer shumë batuta mes vete, transmeton Telegrafi.

Prej shumë vitesh ai është i martuar me këngëtaren me famë botërore Shakirën, me të cilën ka dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Lexo po ashtu Pique jep bekimin e tij për Valverden

I pyetur për jetën e tij private, Pique tregoi se si janë njohur me Shakirën vite më parë, gjatë Botërorit 2010.

“Disa futbollistë, përfshirë dhe mua ishin në videoklipin e ‘Waka Waka’, himni zyrtar i botërorit të atij viti. Ajo më tha se do këndonte sërish në finale, kështu që nuk u mendova dy herë, për ta ritakuar duhet të shkoja deri në fund. Dhe e mbajta fjalën, tashmë jemi të lumtur dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës.

Lexo po ashtu Shakira publikon këngën e re, pjesë e klipit edhe Pique (Video)

Përndryshe, dyshja janë shfaqur së bashku edhe në klipin më të ri të Shakirës “Me Enamore”. /Telegrafi/