Telegrafi

Pique thumbon tifozët e Realit për vërshëllimat, lëvdon ata të Barcës (Foto)

Edhe Pique luajti si sulmues, por ishte e kotë...

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duke lëvduar tifozët e e Barcës, ka sulmuar ata të Real Madridit.

Ishte Ronaldo ai që ditë më parë doli hapur për të kërkuar nga tifozët që të mos vërshëllejnë më ekipin asnjëherë.

Ronaldo ia siguroi kualifikimin Real Madridit ndaj Bayernit në atë takim dramatik në Bernabeu.

Megjithatë, tifozët e Barcelonës duartrokitën ekipin përkundër eliminimit të turpshëm nga Juventusi dhe përveç se i falënderoi ata, Pique i ka kritikuar tifozët e Realit.

“Është irrituese të shoh Camp Noun duke duartrokitur ekipin, përkundër eliminimit. Të tjerët janë mësuar që të kritikojnë edhe nëse kalojnë tutje”, ka shkruar Pique në Twitter.

Pique nuk është hera e parë që përfshihet në një luftë të tillë fjalësh kundër rivalit të përbetuar.

Ai madje ka pasur luftë mediale edhe me Sergio Ramosin, duke u kritikuar e thumbuar ashpër me të.

Rastin që Pique të sqarojë hesapet me Real Madridin do ta ketë qysh të dielën në El Clasicon e madh që zhvillohet në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/