Telegrafi

Pique thumbon Realin dhe Atleticon: Nuk ka rëndësi vetëm fitorja, duhet të luhet bukur

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka filluar ngacmimet drejt Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai gjendet në Japoni së bashku me Lionel Messin, Arda Turanin dhe Neymarin për të reklamuar sponsorin e ri të klubit, kompaninë Rekuten.

Pique nuk hezitoi të flas për lojën dhe filozifinë e Barcelonës e cila është mbi skuadrat tjera.

“Në klubin tonë nuk ka rëndësi vetëm fitorja, por ajo duhet shoqëruar me lojë të bukur. Kemi lojtarët për ta bërë këtë gjë dhe çdo ndeshje mundohemi të fitojmë me lojë të bukur”, ka thënë Pique duke iu drejtuar Real Madridit sipas medieve spanjolle.

Nuk mungoi edhe një mesazh për lojën mbrojtëse të Atleticos, transmeton TCH.

“Futbolli është spektakël dhe njerëzit e shohin për t’u argëtuar”.

“Nuk mjafton të luash në mbrojtje gjithë ndeshjen dhe të fitosh 1-0. Tifozët duan që të luajmë mirë, të japim spektakël dhe të shënojmë shumë gola”, ka deklaruar Pique.