Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i sigurt se Lionel Messi do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe do të qëndrojë në Camp Nou.
Emri i Messit ka qenë njëri nga më të përfolurit muajve të fundit, sidomos pasi kontrata e tij me Barcelonën ka skaduar më 1 korrik.
E ardhmja e tij ende mbetet pezull pasi Barcelona nuk ka konfirmuar asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës me kapitenin e tyre.
Megjithatë, Pique është i etur për të parë qëndrimin e Messit në Camp Nou për sezonin 2021/22, pavarësisht se deri tani nuk ka nënshkruar rinovimin.
“Ne jemi duke pritur që ai të nënshkruajë rinovimin dhe ta kemi atë me ne”.
“Shpresoj se ai është i bindur”, ka thënë Pique.
Ndryshe, Barcelona deri më tani ka transferuar emra si Memphis Depay, Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Emerson Royal. /Telegrafi/