Site icon Telegrafi

Pique: Do të donim që Neymari të ishte me ne, por kjo nuk është në dorën tonë

Gerard Pique dha një intervistë për La 1 de Television Espanola, ku ka folur rreth të ardhmes së ish-bashkëlojtarit, Neymarit.

Mbrojtësi qendror i katalunasve vlerësoi ardhjen e mundshme të brazilianit në skuadrën e kampiones së Spanjës.

Braziliani ka kërkuar që ta lënë të lirë zyrtarët e PSG-së që të rikthehet në Spanjë pas dy viteve qëndrimi në kryeqytetin francez.

“Sigurisht që do të donim që të ishte dhe të kthehemi, por është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Ne e lëmë atë në duart e atyre që vendosin dhe prej andej ne do të shohë ngjarjet në ditët e ardhshme”, pohoi reprezentuesi spanjoll.

Lexo po ashtu Neymar gjithmonë e më afër Barcelonës, kjo është oferta që PSG do ta pranojë

“Gjithçka mund të ndodhë. Ai me siguri ka menduar gjatë këtyre ditëve të bëjë gjithçka ashtu si duhet në çdo moment”, pohoi futbollisti i blaugranave.

Lexo po ashtu Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

Ndryshe, Neymar do ta mësojë të ardhmen deri më 2 Shtator, kur do të përfundojë edhe afati kalimtar i verës. /Telegrafi/

Exit mobile version