Gerard Pique ka thënë se Barcelona do ta fitonte gjithmonë Ligën e Kampionëve nëse do të kishte orar si të Real Madridit.
Real Madrid ishte përballur me Romën, Wolfsburgun, Manchester City dhe Atletico Madrid në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve.
Lojtari i Barcelonës është pyetur nga tifozët se kë do të dëshironte në short dhe ai është përgjigjur si gjithmonë me ‘kunja’ drejt Real Madridit.
“Një grup të lehtë. Në të 16-tën vendin e tretë të Italisë, në çerekfinale venin e tetë të Gjermanisë. Në gjysmëfinale vendin e katërt të Anglisë dhe të gjitha ndeshjet kthyese në shtëpi”, është përgjigjur Pique.
Barcelona ishte eliminuar nga Atletico Madridi. /Telegrafi/