Telegrafi

Pique shpjegon pse flamuri spanjoll nuk ishte në fanellën e tij (Foto)

Me të përfunduar ndeshja Gerard Pique u sulmua nga mediat, posaçërisht nga ato spanjolle se ka shqyer pjesën e fanellës ku ishte flamuri spanjoll.

E gjitha kjo pasi ai është ktalunas dhe siç e dimë ka kohë që pjesa e Katalunisë e dëshiron pavarësimin nga Spanja.

Lexo po ashtu Ajo çfarë bëri Pique ndaj Shqipërisë po çmend të gjithë Spanjën (Foto)

Pas ndeshjes Pique e ka shpjeguar këtë ‘incident medial’, duke thënë se ai kishte veshur fanellën me mëngë të gjata, të cilat nuk kanë flamurin e Spanjës, dhe se ai i ka shqyer mangët e gjata, sepse nuk dihej rehat në to dhe ka shtuar një pjesë tjetër të brendshme.

“Gjithmonë luaj me mangë të gjata të cilat nuk kanë shiritin kuq e verdh”, ka thënë Pique pas ndeshjes. /Telegrafi/

Fanellat me mangë të gjata, ku shihet qartë se nuk është shiriti i cili simbolizon flamurin.

 

Pjesa e shtuar nga Pique.