Superylli i Barcelonës, Gerard Pique, e ka hapur zemrën e tij për Topin e Artë për këtë vit.
Rëndom lojtarët e klubeve të caktuara, sidomos ata të Barcelonës e Realit, e kanë pasur trend përkrahjen e lojtarëve të tyre.
Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur me Piquen.
Ai në një intervistë për TV One të Katarit ka folur për shumë gjëra, në mesin e të cilave edhe për Topin e Artë.
“Ronaldo e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, ai është favoriti. Messi konsiderohet si lojtari më i mirë në histori dhe ka edhe opsione tjera. Të shohim”, u shpreh Pique.
Pique dihet se ka një marrëdhënie jo të mirë me futbollistët e Real Madridit, por në raport me Ronaldon ka shprehur gjithmonë respekt. /Telegrafi/