Telegrafi

Pique pranon: Do të darkoja me Arbeloan

Gerard Pique thotë se nuk do të kishte problem për të që të darkonte me Alvaro Arbeloan.

Pique thotë se mediat e ekzagjeruan shumë problemin mes tyre dhe ai thotë se do të darkonte.

“Ne nuk kemi pasur këto probleme kur fituam bashkë trofe në të kaluarën. Tash po ringritet euforia dhe kryetitujt në gazeta”.

“Nuk do të kishte problem që të kem një darkë me Arbeloan. Unë kam darkuar shumë herë me të, unë kam qenë me të në ekipin e përfaqësueses së Spanjës dhe nuk ka pasur problem”, deklaroi Pique.