Site icon Telegrafi

Pique: Personit që ia bëra me gisht, ia bëra me dije se i drejtohesha atij

Gerard Pique nuk do të qëndrojë i qetë, ai do të flasë atë që mendon dhe merr përgjegjësi për veprimet e tij.

Mbrojtësi i Barcelonës është përfshirë në kundërthënie pas ndeshjes ndaj Villarrealit duke i akuzuar gjyqtarët për padrejtësi, ndërsa të njëjtën gjë e kishte bërë edhe pas takimit ndaj Athletic Bilbaos.

“Vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë si atë ditë në Bilbao. Duhet të keni kujdes, sepse ata analizojnë gjithçka – por le t’i analizojnë (komentet e mia) dhe le të humbin kohë me ato, është e drejta e tyre”, është shprehur spanjolli.

Ai më tej ka thënë se ka pasur dy prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Nëndetëses së Verdhë dhe është dashur të ndëshkoheshin me penallti.

Lexo po ashtu Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video)

Duke folur për atë që bëri duke shkuar në zhveshtore, kur ia drejtoi gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tebas, me fjalët “ti e pe vet, ti e pe vet”, Pique ka sqaruar:

“Personit që i thash, ia thash me qëllim që ta dinte se i kushtohej atij. Nuk ka nevojë ta dinë të gjithë se kujt (iu drejtova)”. /Telegrafi/

Exit mobile version