Telegrafi

Pique: Pasi Reali nuk na e bëri Korridorin e Nderit, kërkova nga stafi ynë që ta bënte

(Foto: Getty Images)

Real Madridi refuzoi të ishte pjesë e festës së Barcelonës të dielën mbrëma në Camp Nou duke mos ia bërë atë që njihet si Korridor i Nderit kampionit të ri të La Ligas.

Mirëpo, pas ‘el Clasicos’ që përfundoi me rezultat 2-2, Blaugranët e bënë vet Korridorin e Nderit me ndihmën e stafit të klubit.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa ideja për këtë gjë ishte e mbrojtësit Gerard Pique, i cili i ftoi tifozët ta mbështesnin këtë improvizim dhe ta bënin festën bashkë.

“Meqë jemi një familje dhe ata nuk deshën të na bënin Korridorin e Nderit, kërkova nga stafi ynë që ta bënte”.

(Foto: Getty Images)

“Me këtë korridor edhe u larguam”, ka deklaruar Pique, transmeton Marca.

Kujtojmë që krahas La Ligas, Barcelona e ka fituar edhe Kupën e Mbretit këtë sezon.

Në rast se nuk humbin nga Villarreali, Levante dhe Real Sociedadi, në tri ndeshjet e mbetura – Blaugranët do ta fitojë edhe statusin e të pamposhturit për sezonin 2017/2018 në La Liga. /Telegrafi/