Gerard Pique është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësoi Barcelona ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Blaugranasit pësuan humbje në kuadër të javës së 26-të në La Liga, derisa Los Blancos u morën vendin e parë me vetëm një pikë dallim.
Mbrojtësi spanjoll deklaroi pas ndeshjes se Real Madridi i pjesës së parë ishte më i dobëti që është përballur ndonjëherë.
“Ne e kemi kontrolluar ndeshjen në 45 minutat e parë. Real Madridi i pjesës së parë ishte më i dobëti që kur kam luajtur për herë të parë në Santiago Bernabeu”, ka thënë ai.
“Në pjesën e dytë, ata na mbyllën mbrapa dhe kështu arritën të shënonin golin e parë dhe të dytin”.
“Nuk dua ta them këtë si kritikë ndaj formës së tyre, pasi as ne nuk qëndrojmë më mirë. Ne kishim përparësinë tonë në pjesën e parë, por nuk e shfrytëzuam”.
“Goli i Vinicius erdhi papritur dhe unë tentova ta bllokoja atë pasi e dija se do të gjuante, mirëpo nuk ia dola dhe më pas gjërat u vështirësuan. Duhet të punojmë që t’i rregullojmë gjërat që na ndodhën në pjesën e dytë dhe të shikojmë përpara, asgjë nuk ka përfunduar”, ka shtuar më tej Pique.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/