Telegrafi

Pique nuk fsheh dëshirën e tij që Haaland të transferohet te Barcelona

Gerard Pique dëshiron që Erling Haaland të transferohet te Barcelona në këtë verë.

Sulmuesi norvegjez është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, derisa babai i lojtarit tashmë është takuar me Blaugranasit.

Pique beson se lojtarë të mrekullueshëm si Haaland duhet të luajnë për Barcelonën.

Lexo po ashtu Pagat e lojtarëve të Barcelonës pas përgjysmimit të tyre

“Shpresoj që ai (Haaland) të vije këtu (te Barcelona)”, ka thënë fillimisht mbrojtësi spanjoll.

“Lojtarët e mrekullueshëm duhet të jenë këtu me ne, por është vendim i klubit”.

“Ata e dinë. Por, dëshira ime është që at shoh Haaladin këtu, mirëpo aktualisht është lojtar i Borussia Dortmundit”, ka shtuar më tej Pique. /Telegrafi/