Gerard Pique dëshiron që Erling Haaland të transferohet te Barcelona në këtë verë.
Sulmuesi norvegjez është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, derisa babai i lojtarit tashmë është takuar me Blaugranasit.
Pique beson se lojtarë të mrekullueshëm si Haaland duhet të luajnë për Barcelonën.
“Shpresoj që ai (Haaland) të vije këtu (te Barcelona)”, ka thënë fillimisht mbrojtësi spanjoll.
“Lojtarët e mrekullueshëm duhet të jenë këtu me ne, por është vendim i klubit”.
“Ata e dinë. Por, dëshira ime është që at shoh Haaladin këtu, mirëpo aktualisht është lojtar i Borussia Dortmundit”, ka shtuar më tej Pique. /Telegrafi/