Site icon Telegrafi

Pique me një mbërritje të dhimbshme në Milano, godet fuqishëm pasqyrën e autobusit

Foto: Sport.sky.it

Skuadra e Barcelonës tashmë ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin Melina.

Por, për Gerard Pique ishte një mbërritje e dhimbshme pasi mbrojtësi spanjoll goditi me kokë pasqyrën e autobusit.

Pas gjithë kësaj 31-vjeçari është bërë hit në media dhe rrjete sociale nga tifozët.

Pique dhe Mauro Icardi gjatë një momenti nga ndeshja e parë në Camp Nou (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesë e ekipit të Barçës që kanë udhëtuar në qytetin e modës është edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Por, me shumë mundësi argjentinasi nuk do të luajë ndaj skuadrës së Luciano Sapllettit pasi nuk është 100 për qind gati.

Lexo po ashtu Spalletti shpreson që Messi të mos luajë kundër Interit

Ndeshja e së martës mbrëma është në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me gjashtë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version