Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të fundit “Me Enamore”, një këngë e bukur ritmike, e cila është pritur mirë nga fansat, dhe ka marrë mbi 24 milionë klikime në YouTube.
Menjëherë pas këtij projekti, 40 vjeçarja ka filluar punën për realizimin e këngës së saj më të re, e cila do të jetë vërtet e veçantë, pasi do të trajtojë në të hisrorinë e saj të dashurisë me futbollistin e njohur Pique, që nga njohja e deri tek ardhja në jetë e dy fëmijëve të tyre: Milan dhe Sasha.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin nuk do të mungojë sigurisht edhe Pique, i cili për herë të parë pati rastin të paraqitet në një klip muzikor.
Ky projekt, njashtu si kënga e fundit “Me Enamore”, janë pjesë e albumit të saj më të ri, i cili del në shtije më 26 maj. /Telegrafi/