Telegrafi

Pique ndodhet në Madrid, tifozët e Realit nuk e presin mirë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, sot ka qenë prezent në qytetin e Madridit.

Ai ka parë nga afër ndeshje e tenisit në Madrid Open, ndërmjet David Ferrer dhe Kukushkin.

Por ai nuk është pritur mirë nga tifozët e Real Madridit.

Gjyqtari u desh ta ndërpresë ndeshjen në një moment kur Ferrer ishte duke rivënë në lojë topin, pasi tifozët bërtisnin në drejtim të lojtarit.

“Hala Madrid!”, ishin thirrjet e tyre në drejtim të Piques.

Pique nuk iu kundërpërgjigj thirrjeve duke vazhduar  ta shikojë ndeshjen pa u vërejtur edhe pse tashmë e dinin të gjithë se ai ishte aty. /Telegrafi/