Telegrafi

Pique: Messi është shumë i lumtur te Barcelona

Gerard Pique ka folur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, për të cilit ka thënë se është “shumë i lumtur” në Camp Nou.

Messi është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe ka qenë i lidhur fort me një largim nga Camp Nou.

E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur nga vera e vitit të kaluar, ndërsa së fundmi për të ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Pique.

Pique ka thënë se ai beson se sulmuesi argjentinas është i lumtur në Camp Nou.

“Ngjarjet që ndodhën në verë përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme sepse Leo qëndroi në Barca”, ka thënë fillimisht Pique.

“Unë e shoh atë shumë të lumtur tani dhe ta kem pranë meje është një garanci e suksesit”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/