Telegrafi

Pique: Messi e ka të drejtën, vendos vet për të ardhmen

Gerard Pique dhe Lionel Messi(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Gerard Pique ka reaguar ndaj pretendimeve që Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit duke insistuar se sulmuesi ka fituar të drejtën për të vendosur vet për të ardhmen e tij.

Gazeta AS raportoi të enjten se ekziston një marrëveshje midis Barcelonës dhe Messit që argjentinasi mund të largohej në verën e vitit 2020, pavarësisht se kontrata e tij shkon deri më 2021.

Raporti, me origjinë nga El Pais, shton se marrëveshja ka qenë e vendosur për çdo verë, dhe është e ngjashme me atë që klubi kishte me Xavi Hernadez, Andres Iniesta dhe Carles Puyol.

Lexo po ashtu Messi mund të largohet nga Barcelona vitin e ardhshëm, këtë ia mundëson kontrata

Messi ka rinovuar kontratën për herë të fundit në vitin 2017, dhe Barça nuk pret që ai të largohet në fund të sezonit aktual, për shkak të moshës së tij dhe pagës së rëndësishme.

Messi dhe Pique (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Mundësinë e largimit të argjentinasit e di edhe Pique, i cili ka thënë se Messi e ka fituar të drejtën për të vendosur vet largimin.

“Unë tashmë e di se Messi mund të largohet falas në fund të çdo sezoni”, ka thënë fillimisht Pique kur u pyet për situatën.

Lexo po ashtu Fabregas: Messi ka qenë më i miri për 15 vjet, vështirë të lind edhe një tjetër si ai

“Ne e dimë angazhimin e Leos ndaj Barçës dhe nuk jam aspak i shqetësuar”.

“Ai ka fituar të drejtën të vendosë të ardhmen e tij”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/