Telegrafi

Pique: Lodhja dhe paraqitja ndaj PSG-së nuk duhet merren si arsyetim për humbjen ndaj Deportivos

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se nuk duhet të merret si arsyetim paraqitja nda Paris Saint Germainit për humbjen ndaj Deportivo de La Corunas në La Liga.

Spanjolli ka thënë se lodhja nuk është shkas i humbjes, por kundërshtarët arritën të bëjnë paraqite të mirë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe ka shumë ndeshje ende në La Liga. Kemi shumë mundësi për të fituar kampionatin”.

“Ky është sport, nuk jemi robot. Pas paraqitjes të mërkurën e dinim se sot do e kishim të vështirë. Deportivo luajti gjatë javës, nuk është justifikim orari, të gjithë e kanë të vështirë”.

“Pas kësaj humbje kemi bërë një hap pas, por në muajt e fundit ekipet kanë treguar se mund të lëshojnë pikë”.

“Mungesa e Neymarit? Ai na jep shumë, por ne luajmë si ekip. Kemi dominuar nga fillimi dhe kishim kontrollin. Kur e barazuam në 1-1 na dha besim, por pas 2-1 u bë më e vështirë”.

“Ata luftuan deri në fund dhe duhet të lavdërohen për fitoren e merituar. Se ishim të lodhur nuk është arsyetim”, ka thënë Pique. /Telegrafi/