Barcelonës nuk i ka pëlqyer aspak performanca e gjyqtarit Gil Manzano në El Clasico që u mbyll në të mirë të Ral Madridit me rezultat 2-1.
Në fund të ndeshjes Ronald Koeman dhe Gerard Pique zbriti në fushë për të qortuar gjyqtarin Gil Manzano, sidomos për kohën shtesë.
“Është e tmerrshme, katër minuta …”, e qortoi Piqué gjyqtarin Gil Manzano.
Uhoh! The heavy rain has temporarily stopped referee Jesús Gil Manzano's communication with VAR! #beINCLÁSICO #beINLiga #ElClasico
Watch Now – https://t.co/RRmQgctETJ
Live Blog – https://t.co/1vBEtxgJSV pic.twitter.com/Y0xA0C2oUg— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) April 10, 2021
Pique foli për kohën e humbur nga vetë gjyqtari i ndeshjes pas prishjes së kufjes së tij, ku e vonoi ndeshjen për disa momente.
Mbrojtësi nuk luajti asnjë minutë pavarësisht se ishte në listën e skuadrës, por ai nuk hezitoi të zbriste në fushë pikërisht kur Gil Manzano mbylli ndeshjen.
"Video exclusive" the conversation between Pique and the referee after the match:
Pique: Let me speak, let me speak, you gave us a little extra time, and you've been off the field for a long time. pic.twitter.com/625OQmlYAJ
— Marshall #FreePalestine🇵🇸 (@thebarcaguyyy) April 10, 2021
Bisedën mes tij dhe gjyqtari e ndali i deleguari Carlos Naval, që i tha të shkonte në dhomën e zhveshjes.
Me shokët e tij të skuadrës edhe në tunel, Piqué nuk u ndal dhe vazhdoi ta qortonte gjyqtarin Gil Manzano për disa nga paraqitjet e tij. /Telegrafi/