Nëse ka lojtar që shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë në qendër të vëmendjes ai është Gerard Pique.
Në shumicën e rasteve spanjolli i përdor ato për të shprehur pakënaqësitë, apo për të debatuar me ndonjë lojtarë kundërshtarë.
Por, këtë herë ai ka përdorur Facebookun për të dhënë një lajm të madh për tifozët.
“Qëndron”, ka shkruar Pique në përshkrimin e fotografisë ku shikohet në shoqëri të Neymarit.
Duket se kalimi i brazilianit te Paris Saint Germaini nuk do të ndodh dhe braziliani do vazhdojë të qëndrojë në Camp Nou. /Telegrafi/