Site icon Telegrafi

Pique fotografohet me fëmijët e tij brenda hapësirave të Chelseat – por Barcelona e ka të vështirë ta largojë spanjollin

Ylli i Barcelonës, Gerard Pique, ka ndezur një sërë thashetheme për transferim pasi u pa në Londër duke mbajtur një çantë me gjësende të blera në dyqanin të Chelsea.

Mbrojtësi 35-vjeçar është në kryeqytetin anglez për të përkrahur për Rafael Nadalin në Wimbledon dhe u takua me kampionin aktual të Australisë dhe French Open.

Por, të pranishmit vunë re gjithashtu se ai mbante në dorë një numër produktesh të markës së Bluve.

Me trajnerin e Barcelonës, Xavi, që tashmë i ka thënë Piques se ai është i tepërt ndaj kërkesave në Camp Nou, vendimi i spanjollit për të treguar gjësendet që ka blerë në dyqanin e Chelseat, ka bërë që tifozët të flasin për një lëvizje të mundshme.

Sipas raportimit të Marca, qendërmbrojtësi legjendar vizitoi dyqanin e Chelseat për të blerë fanella për fëmijët e tij – të cilat ata më vonë u panë të veshura nga këta të fundit.

Një lëvizje në Stamford Bridge nuk do të ishte jashtë diskutimit pasi skuadra e Thomas Tuchel kërkon të sigurojë përforcime mbrojtëse pas largimeve përkatëse të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Lexo po ashtu Pique shpallet person "non grata" në Kolumbi

Reprezentuesi spanjoll u tha se nuk kishte të ardhme në Barcelonë dy javë më parë për shkak të sjelljes së tij joprofesionale jashtë fushës dhe gjendjes së tij fizike të përkeqësuar.

Xavi i tha Piques – i cili është ndër lojtarët me pagën me të lartë në Barcelonë – se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohej nga Nou Camp këtë verë, pavarësisht se do të kishte kontratë deri në vitin 2024.

Thuhet se Xavi foli drejtpërdrejt me ish-bashkëlojtarin e tij dhe e bëri të qartë se Pique nuk do të përfshihet në planet e tij për të ardhmen.

Klubi shpreson që Pique do të bëjë një largim dinjitoz këtë verë dhe madje do t’i lërë ata të paguajnë rreth 40 milionë euro që i detyrohen, ashtu siç bëri figura legjendare Carles Puyol kur u largua në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version