Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se ai kënaqet me rivalitetin që ka me Real Madridin.
Pique ka pranuar se ai nuk ndihet keq pse po e nxehë rivalitetin mes eipeve.
“Unë nuk mendoj se jam më “cool” nga pjesa tjetër. Unë jam i qart për sjelljen time. Unë e dua rivalitetin tonë dhe mendoj se është pjesë e spektaklit”.
“Rivaliteti Barca-Real është në fakt gjëja që na ka bërë neve të jemi të mëdhenj. Kohë pas kohe më pëlqen që të nxisë rivalitetin”, u shpreh Pique për GQ. /Telegrafi/