Pique flet për foton me Neymarin që shkaktoi kaos, ai e sqaron situatën
Gerard Pique ditë më parë postoi një foto me Neymarin duke thënë se ai do të qëndrojë të Barcelona.
Braziliani është kthyer në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, ku flitet se ai mund të largohet nga klubi.
Sipas media të huaja Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 222 milionë euro për shërbimet e tij.
“Ka qenë një opinion persona”, ka thënë fillimisht Pique, për foton e postuar në Twitter.
“Ai që duhet ta kumtojë se a do të qëndrojë, apo do të largohet është Neymar”
“Dëshira ime është që ai të qëndrojë, për këtë edhe e postova foton”.
“Gjithmonë, do ta kuptoja nëse dëshiron të largohet në një skuadër tjetër ku dëshiron të jetë lider, pasi te Barcelona ai krahasohet me më të madhin ndonjëherë, Lionel Messin”, ka thënë Pique./Telegrafi/