Gerard Pique dhe Diego Simeone thuhet se janë fjalosur pas ndeshjes mes Atleticos dhe Barcelonës të zhvilluar në Vicente Calderon.
La Informacion raporton se Pique ishte edhe një orë pas ndeshjes i nervozuar me referimin e Nicola Rizzolit dhe vendimin e tij për të mos dhënë penalti kur Gabi preku topin me dorë.
Pique thuhet se e ka ndalur Simeonen i nervozuar duke i thënë të mos gëzohet sepse ishte penalti e pastër.
Simeone ia ktheu duke ia bërë të ditur se Iniesta më parë është dashur të përjashtohej kur preku dorën me qëllim në zonë.
Simeone po ashtu thuhet se i bërtiti Piques me zë të lartë teksa ishin duke u kacafytur, duke ia spjeguar se Suarez e ka goditur me bërryl Diego Godinin.
Pique kërkoi nga argjentinasi t’ia tregojë videon e rastit, pasi tha se ishte i bindur se kjo nuk ekzistoi. /Telegrafi/