Telegrafi

Grafite në rrugët e Barcelonës, Pique dhe Ramos puthen para derbit El Clasico

Një grafit është pikturuar në Paseo de Gracia në qendër të Barcelonës, me Gerard Pique dhe Sergio Ramosin duke u puthur.

Ky punim art është frymëzuar nga imazhi i Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, që ishte pikturuar në Murin e Berlinit.

E njëjta është pikturuar pak para se El Clasico që zhvillohet të mërkurën.

Ajo është pikturuar nga Tvboy, i cili më parë ka pikturuar pjesë të ngjashme me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por edhe me Carles Puigdemont dhe Mariano Rajoy.

“Spanjë, puth dhe fol”, shkruhet përkrah veprës artistike.

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen nesër (e mërkure) nga ora 20:00. /Telegrafi/