Site icon Telegrafi

Pique dhe Clara Chia flitet se do të shpallin fejesën e tyre në fund të javës

E dashura e futbollistit Gerard Pique, Clara Chia, doli për drekë në Barcelonë të martën, pasi i dashuri i saj shkoi në Miami për të kaluar pushimet verore me djemtë e tij.

Modelja, 24-vjeçe, veshi një kostum të shkurtër të zi elegant në daljen solo, pak kohë pasi u zbulua se çifti po planifikojnë të shpallin fejesën e tyre në ditët në vijim.

Clara tregoi fizikun e saj e veshur me një xhaketë sportive të zezë dhe pantallona të shkurtra, e shoqëruar me atlete komode teksa po dilte për drekë, shkruan DailyMail.

Ajo dhe Gerard zbuluan publikisht romancën e tyre vitin e kaluar pas ndarjes së futbollistit nga Shakira dhe burimet tani pohojnë se ata po planifikojnë të shpallin lajmin e fejesës së tyre më 24 qershor.

Burimi tha për mediat spanjolle: “Gerard Pique dhe Clara Chia do të kurorëzohen. Ish-futbollisti dhe e dashura e tij kanë marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm”.

“Ata kanë planifikuar gjithashtu momentin ideal për të bërë publik lajmin e mirë. Njoftimi do të bëhet në një datë tjetër të rëndësishme për Piquen, përkatësisht në ditën kur vëllai i tij Marc, do të martohet me të dashurën e fëmijërisë Maria më 24 qershor”.

Këngëtarja e Amerikës së Jugut, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, u nda nga Gerard, 36 vjeç, verën e kaluar mes akuzave se ai e kishte tradhtuar atë me femrën me të cilën u takua pas ndarjes, Clara Chia Marti, 24 vjeçe.

Shakira është nëna e fëmijëve Milan, 10 vjeç dhe Sasha, tetë, të cilët i ka me Gerardin. /Telegrafi/

Exit mobile version