Gerard Pique beson se Barcelona do të kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey nëse ata nuk do të ishin mposhtu nga Liverpooli.
Rikthimi dramatik i rezultatit në Anfield siguroi vendin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Valencia shtoi problemet e Barcelonës duke e mopshtur të shtunën.
Valencia mposhti Barcelonën në finale të Copa del Rey me rezultat 2-1 dhe Pique beson se shpresat e skuadrës së tij për një sezon fitues të tripletës u shuan në Anfield.
“Nëse do të kishim kaluar në Anfield, jam i bindur se do të kishim fituar tripletën, do të kishim ardhur këtu dhe do të kishim fituar finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Pique.
“Ne jemi shumë të lënduar dhe duhet të durojmë përmbysjen”.
“Skuadra është lënduar, nuk kemi pritur që të përfundojmë punë këto dy javë dhe të fitojmë kurorën e trefishtë, por sot kemi vetëm La Ligën”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Telegrafi/