Milani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Roma në derbin e xhiros së tretë në Serie A.
Rossonerët triumfuan me rezultat 1-2 në një sfidë ku shënuan Olivier Giroud dhe Rafael Leao.
Stefano Pioli ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ishte gati ta ndërronte Fikayo Tomorin në momentin që mbrojtësi anglez u ndëshkua me karton të kuq.
“Rezultat i rëndësishëm dhe paraqitje shumë e mirë e futbollistëve duke dhënë vazhdimësi. Isha gati të ndërroj Tomori por mbërrita me vonesë dhe duket qartë që 10 prej nesh po vuajmë por e bëmë me personalitet”.
“Fitore e rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë. Jemi të kënaqur, por mund të bëjmë më mirë dhe të përmirësohemi”, deklaroi trajneri italian.
Pas tre xhirove të para në kampionat, Milani ndodhet në krye të Serie A me pikët maksimale 9.
Në xhiron e katërt Rossonerët do të luajnë derbin e qytetit në udhëtim te Interi. /Telegrafi/