Site icon Telegrafi

Pioli zgjidhet trajneri më i mirë i muajit tetor në Serie A

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shpallur trajneri i muajit në Serie A për tetorin 2021, pas pesë fitoreve në pesë ndeshje.

Kuqezinjtë, të cilët ende nuk kanë fituar në Ligën e Kampionëve, po fluturojnë në Serie A këtë sezon.

Ata janë të parët me Napolin pas 10 fitoreve në 11 ndeshje dhe të gjithë presin që Milani të jetë favorit kryesor për Scudetto.

Lexo po ashtu Pagat e të gjithë trajnerëve në Serie A – Allegri e Mourinho pa befasi, Pioli merr shumë pak

Pioli mori pesë fitore në pesë ndeshje gjatë tetorit dhe Lega Serie A e ka shpallur italianin si trajnerin më të mirë të muajit.

Çmimi u nda nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë në bazë të kritereve teknike sportive dhe të cilësisë së lojës të shprehura nga ekipet e tyre, si dhe sjelljes gjatë garave.

 

Trofeu do të ndahet në para-ndeshjen Milan-Inter, të planifikuar për të dielën më 7 nëntor 2021 në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Milani aktualisht po përgatitet për Derby della Madonnina dhe shpreson ta fillojë muajin e ri me një tjetër fitore kundër rivalëve të tyre të mëdhenj. /Telegrafi/

Exit mobile version