Telegrafi

Pioli vetëm një hap larg arritjes së rekordit të madh që mbahet nga ish-legjenda e Milanit

Stefano Pioli po përgatitet për një ndeshje të rëndësishme në rrugëtimin e tij me Milanin, duke mbetur vetëm mbrapa legjendës së klubit Nils Liedholm sa i përket numrit të fitoreve me klubin.

Krahas faktit që udhëhoqi ‘Rososnerët’ drejt titullit të parë në Serie A pas një dekade në sezonin 2021/2022, shumë dyshime u hodhën mbi teknikun italian në dy vitet e fundit, pasi shumë tifozë mbetën të frustruar me ‘paaftësinë’ për të rivalizuar Napolin në garën për titull vitin e kaluar, dhe Interin këtë vit.

Pioli ka kontratë me Milanin e cila skadon në qershor të vitit 2025, dhe është ende e paqartë nëse ai do të vazhdojë në krye të ekipit sezonin tjetër, apo një ndryshim do të bëhet.

Kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar 58-vjeçarin sipas raportimeve janë Antonio Conte, Roberto De Zerbi dhe Thiago Motta.

Foto: Nils Liedholm

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Pioli ka marrë 127 fitore në krye të Milanit, vetëm një më pak se legjenda Liedholm, i cili ka siguruar 128 sosh gjatë tri sezoneve në krye të klubit.

Trajneri italian ka një mesatare më të mirë të fitoreve deri më tani, duke siguruar tri pikë në 55.46 për qind të ndeshjeve, në krahasim me atë të Liedholm prej 45.71 për qind.

Përpara kësaj dyshe të Milanit, qëndrojnë Fabio Capello me 161 fitore, Giuseppe Viani me 203 fitore, Carlo Ancelotti me 238 fitore dhe Nereo Rocco me 243 sosh./Telegrafi/