Site icon Telegrafi

Pioli thotë se rrugëtimi i Ibrahimovicit në futboll nuk ka përfunduar ende

Stefano Pioli ka folur për karrierë e sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i famshëm suedez nesër mbush 40 vite, teksa gjendja fizike e tij është gjithnjë e më e mirë.

Trajneri i Rossonerëve, Stefano Pioli ka folur për suedezin, duke thënë se rrugëtimi i tij në futboll nuk ka përfunduar ende.

“Nesër është ditëlindja e Ibrahimovic, por rrugëtimi i tij nuk ka përfunduar ende. E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrën e duhur”.

“Nuk e di sesa vite mund të luajë. Për entuziazmin e tij mund të them që mund të luajë përjetësisht. Ka një motivim dhe pasion për këtë sport me të vërtetë të pabesueshëm”.

“Unë do të doja t’i jepja jetëgjatësi, nëse do të mund t’i bëja një dhuratë, do ia zgjasja karrierën sa më shumë që të ishte e mundur”, tha Pioli.

Megjithatë tekniku italian ka bërë të qartë se Ibra nuk do të luaj në 40 vjetorin e lindjes së tij shkaku i lëndimit.

“Ibrahimovic nuk do të jetë i grumbulluar, por ndihet më mirë. Do të shfrytëzojë pauzën e kombëtareve për tu ndjerë më mirë dhe uroj që kjo gjë të vlejë edhe për pjesën tjetër të skuadrës”.

“Të përqendrohemi vetëm tek ndeshja e nesërme, duam që të luajmë një futboll të bukur”, u shpreh Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version