Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli dhe këshilltari i Suning, Kia Joorabchian, mund ta rrëmbejnë Felipe Andersonin nga Lazio.
Strategu italian zuri vendin e Frank de Boerit në bankën e zikaltërve ditën e martë.
Duke qenë në të kaluarën trajner i Biancocelestëve, tashmë po spekulohet se ai mund të sjellë disa lojtarë nga ish-skuadra e tij.
Dhe sipas Calciomercato.it, shënjestra kryesore është anësori brazilian, Felipe Anderson.
Përveçse e kërkon Pioli, një arsye më shumë që lojtari të shkojë te Interi është edhe fakti se agjent i tij është pikërisht Joorabchian.
Kujtojmë që Manchester Unitedi e kërkoi Andersonin në sezonin e kaluar, por u spekulua se Lazio refuzoi 50 milionë euro për të. /Telegrafi/