Site icon Telegrafi

Pioli: Roma-Milan vlen gjashtë pikë në garën për Ligën e Kampionëve

Stefano Pioli ka folur sot (e premte) në konferencën e tij për shtyp, ndërsa skuadra e tij përgatitet të përballet me Romën në një ndeshje vendimtare në Serie A të shtunën pasdite.

Me shtatë ndeshje të mbetura për të përfunduar sezonin, Milan aktualisht zë vendin e katërt në tabelën e Serie A, ndërsa Roma është e pesta me pikë të barabarta.

Pavarësisht se është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Pioli e di se përballja e së shtunës në Olimpico është po aq e rëndësishme sa edhe ajo.

“Duhet t’i japim vazhdimësi paraqitjeve tona dhe të sigurohemi që ndeshja tjetër të jetë gjithmonë më e rëndësishmja. Dhe kështu është: ndeshja e nesërme vlen dyfish dhe duhet ta përballojmë me shpirtin e duhur”, ka thënë fillimisht Pioli.

“Ia vlen shumë, ne kemi gjithnjë e më pak ndeshje për të luajtur. Kemi tre përplasje direkte, sa më shumë pikë të marrim, aq më shumë shanse do të kemi për të përfunduar në top 4 që është synimi ynë më i madh”.

“Jemi mirë, ekziston dëshira për të pasur një fund të mirë të sezonit. Në këto ndeshjet e fundit do të vendoset finalja e sezonit dhe ne duhet ta shohim veten si protagonistë. Ndeshjet duhet të luhen dhe të fitohen ende, por le t’i marrim ndeshjet një nga një, përndryshe humbasim energjinë”.

“Performancat e fundit kanë qenë të mira. E dimë se çfarë të bëjmë në ndeshjet e rëndësishme, kështu që do të shkojmë në Romë me besim, kemi cilësitë për të bërë mirë”.

Lexo po ashtu Pioli ka një bonus të madh nëse fiton Ligën e Kampionëve me Milanin

Pioli është gjithashtu i vetëdijshëm se Roma do të jetë kundërshtar i fortë  dhe ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e fundit të skuadrës së Jose Mourinhos, pavarësisht se humbën 3-1 kundër Atalantës fundjavën e kaluar.

“Ne i dimë karakteristikat e tyre. Por, le të mos mendojmë shumë për rezultatin në fillim të sezonit. Duhet të jemi të kujdesshëm në ato situata ku Roma është e fortë, si në ndërprerje”.

Exit mobile version