Telegrafi

Pioli: Respekt të madh për Udinesen, por jemi gati të fitojmë

Stefano Pioli paralajmëron lojtarët e tij te Inter se duhet të kenë respekt të madh për Udinese, kur ata të takohen të dielën.

Nerazzurrët përballet me ndeshjen e parë pas pushimit dimëror në Udine në ndeshjen e cila luhet nga ora 12.30, ndeshja kjo për të cilën Pioli thotë që skuadra është përgatitur si është më së miri.

“Ne duam që të kthehemi për të luajtur dhe ne jemi të bindur që jemi përgatitur mirë”, tha Pioli për Inter Channel.

Lexo po ashtu Interi lirohet nga kufizimet e ‘Fair Play Financiar’?

“Pushimi gjithmonë përfshin situata të veçanta, ne jemi të gatshëm dhe ne duam të japim më të mirën të dielën”, përcjell Telegrafi.

“Ju duhet të dini kundërshtarët tuaj dhe lojtarët e tyre, pastaj të përgatisni strategji për t’i dhënë ekipit tuaj përparësi dhe të shfrytëzoni dobësitë e kundërshtarëve”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/