Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka folur pas humbjes ndaj Romë me rezultat 1-3.
Tekniku italian ka refuzuar të flet për gabimet e gjyqtarëve dhe ka pranuar se mysafirët ishin më të mirë.
“Roma ishte e fortë edhe inteligjente. Ne provuam, por kemi hasur në vështirësi për shkak të kualiteteve të kundërshtarit”.
“Referimi? Nga ana jonë nuk ka akuza, e kam thënë zakonisht gabimet balancojnë njëri-tjetrin”.
“Diferenca këtë sezon e penalltive mes neve dhe Romës është e madhe, por tashmë ajo është dhënë dhe nuk duhet të interpretohet”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/