Telegrafi

Pioli pret që Leao të ‘shpërthejë’ në edicionin e ri

Stefano Pioli ka thënë se ai pret nga Rafael Leao të shpërthejë në edicionin e ri, pas paraqitjes së shkëlqyer të premten mbrëma ndaj Atalantas.

Në barazimin 1-1, trajneri i Milanit u nda tejet i kënaqur me një pikë, duke ditur formën e mahnitshme që po kalon rivali nga Serie A.

“Leao ka një potencial të madh dhe nuk është befasi të pres shumë nga ai. Po zhvillohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Pioli.

“Unë pres shumë nga ai në edicionin e ri dhe me gjasë do të shpërthejë me këtë formë që po kalon”.

“Është mirë të kemi një sulmues që shënon mbi 25 gola, p[asi nga aty mund të vërehet forma e një skuadre të unifikuar dhe që punon shumë”, ka shtuar më tej trajneri i Rossonerëve.

Milani është aktualisht në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa po lufton që të futet në Ligën e Evropës. /Telegrafi/