Site icon Telegrafi

Pioli: Po përjetojmë moment pozitiv, nuk flas për Ligën e Kampionëve

Stefano Pioli beson se Interi i tij ka mjaftueshëm kualitete, por refuzon të flas rreth një kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A dhe janë ngritur në vendin e pestë në tabelë, me vetëm pesë pikë më pak se vendi i tretë, i cili siguron kualifikimin në ‘Champions’, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pioli: Jemi të lumtur, paraqitje e mirë nga Gagliardini

Megjithatë, trajner i Interit, Pioli, mendon se momenti që po përjeton skuadra është shumë i mirë, por nuk flet rreth kualifikimit të mundshëm në garën më të madhe ekipore në Evropë.

“Besoj se ne jemi duke përjetuar një moment pozitiv, por nuk flasim rreth Ligës së Kampionëve”, ka thënë Pioli për Radio Anch’io Sport.

“Ne vetëm duhet të japim më të mirën në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version