Mbrëmë (e mërkurë) Interi shkarkoi nga detyra e trajnerit Stefano Piolin.
Në ndeshjet e mbetura klubi zikaltër do të drejtohet nga trajneri i të rinjve, Stefano Vecchi.
Sipas Sky dita në kampin e klubit nga Milano ka filluar me përshëndetjen e Piolit me lojtarët, ku i ka uruar suksese në vazhdim.
Ndërsa më pas tekniku italian është takuar edhe me drejtuesit e Interit.
Për pozitën e trajnerit në sezonin e ri është duke u menduar Antonio Conte dhe Diego Simeone. /Telegrafi/