Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se arbitri Marco Serra u kërkoi falje lojtarëve të Milanit pasi ai anuloi një gol të Junior Messias, disa sekonda para atij që ia solli fitoren Spezias.
Kuqezinjtë pësuan një humbje të pabesueshme 2-1 në San Siro, por kanë shumë ankesa në referim.
Gjyqtari gabimisht anuloi një gol të vonuar të Messias duke dhënë një goditje dënimi për kuqezinjtë përpara se ish-lojtari i Crotones të gjente rrjetën.
Lojtarët e Milanit u tërbuan dhe pësuan një gol të vonuar nga Emmanuel Gyasi vetëm pak sekonda më vonë.
Trajneri i kuqezinjve, Pioli, ka pranuar se përgjegjësit për rezultatin e sotëm janë të lojtarëve të tij dhe të gjyqtarit.
“Unë u përpoqa t’i qetësoja lojtarët e mi, por nuk ia dola siç e dëshmon goli i Spezias”, deklaroi ai për DAZN.
“E dinim se ishte një padrejtësi, ne duhet të fajësojmë veten, por ndajmë përgjegjësinë me arbitrin. Më vjen keq ta them këtë. Ai madje kërkoi falje, ndoshta nuk ishte as faj. Është turp”.
“Megjithatë, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë, është një natë e keqe dhe ne duhet të reagojmë tani”, shtoi më tej ai.
Kuqezinjtë duhej të përballonin pa tre lojtarët e tyre të rregullt në mesfushë. Franck Kessie dhe Ismael Bennacer janë në Kupën e Afrikës, ndërsa dhe Sandro Tonali u pezullua, kështu që Rade Krunic dhe Tiemoue Bakayoo sartuan në mesfushë. /Telegrafi/