Site icon Telegrafi

Pioli pas kualifikimit në çerekfinale: Milani jeton për këtë garë, bukur të ëndërrosh

Stefano Pioli ka thënë se kualifikimi i Milanit ishte plotësisht i merituar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola ndaj Tottenhamit.

Epërsia prej 1-0 e ndeshjes së parë i mjaftoi kuqezinjve të futen në mesin e tetë ekipeve më të mira të Evropës.

“Ne bëmë mirë. Ne i kërkuam skuadrës të luante me karakter dhe ne mund të kishim më shumë posedim në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë”.

“Nuk e lëshuam kurrë. Është një kualifikim plotësisht i merituar duke marrë parasysh mënyrën se si luajtëm në të dy ndeshjet.”

“Duhet ta bëjmë hap pas hapi. Ishte e rëndësishme para së gjithash kalimi i fazës së grupeve, një përmirësim nga sezoni i kaluar, tani presim shortin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ne do të luajmë me një kundërshtar të madh, por Tottenhami është gjithashtu një ekip i madh dhe ne gjithmonë mund të themi fjalën tonë. Është mirë të ëndërrosh”.

“Është e mrekullueshme të luash në Ligën e Kampionëve, kënaqësi dhe e rëndësishme për Milanin”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version