Telegrafi

Pioli para nisjes së sezonit: Milani është pjekur, duam të fitojmë çdo ndeshje

Stefano Pioli ka thënë se Milani është një ekip i fortë që dëshiron të fitojë çdo ndeshje, ndërsa foli fjalë të mëdha për lojtarët e ardhur dhe ata që ishin.

Rossonerët përgatiten për të filluar sezonin e ri me një udhëtim në Sampdoria të hënën në mbrëmje.

Pioli ka thënë se është i kënaqur me nënshkrimet e reja këtë verë dhe beson se ekipi i tij është ‘pjekur’ me përvojën e tyre nga dy vitet e fundit.

Lexo po ashtu Lufta e 'Shtatë mjeshtërve' për titull në Serie A – këto pritet të jenë formacionet e Mourinhos, Allegrit, Sarrit dhe katër të tjerëve

Milani është kualifikuar për Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon dhe Pioli dëshiron të përfitojë nga të gjitha mundësitë në 2021-22.

“Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur, djelmosha që kanë fituar. Ata kishin një përvojë në nivele të larta me një mentalitet të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë për shtyp.

“Lojtarët që e dinë se çfarë do të thotë të fitosh, të integruar mirë në grup. Kam gjetur se lojtarët e mi janë shumë të vetëdijshëm dhe të pjekur. Sezonet e mëparshme na kanë bërë të rritemi dhe na kanë dhënë besim”.

“Sandro Tonali dhe Rafa Leao janë lojtarë më të pjekur dhe më të fortë, por neve ende na mungon diçka”.

Lexo po ashtu Lufta e 'Shtatë mjeshtërve' për titull në Serie A – këto pritet të jenë formacionet e Mourinhos, Allegrit, Sarrit dhe katër të tjerëve

“Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie janë ende jashtë, Ismael Bennacer është pak vonë, por i gjithë grupi është i fortë”.

“Ne jemi një grup i fortë dhe duam të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne mund të bëjmë mirë nëse kombinojmë ambicien dhe përulësinë. Do të kemi edhe Ligën e Kampionëve, ku do të përpiqemi të jemi protagonistë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/