Telegrafi

Pioli: Niveli në Evropë është jashtëzakonisht i lartë për të marrë fitore

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Porton në ndeshjen e katërt të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët janë paraqitur mirë në këto katër sfida, por pa arritur të marrin maksimumin e pikëve.

Milan në San Siro nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Portos dhe trajneri Stefano Pioli e di këtë se skuadra nuk ka bër mjaftueshëm për ta fituar takimin.

“Milani nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar. Mund të ishim paraqitur më mirë kundër Portos, veçanërisht në pjesën e parë kur na mungonte mprehtësia”.

“Nëse kundërshtari bën presing aq lart dhe mbron me një linjë aq të lartë, duhet të kërkosh topin dhe nuk e bëmë me saktësinë e mjaftueshme”, tha Pioli.

Tutje trajneri italian ka thënë se niveli në ndeshjet evropiane është i jashtëzakonshëm për të marrë fitore.

“Nuk mund të ankohem për pjesën e dyta, sa i takon urisë, energjisë dhe rasteve të krijuara. Fatkeqësisht niveli për të marrë një fitore në Evropë është jashtëzakonisht i lartë dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm që t’ia dilnim”, vazhdoi tutje Pioli.

Ai u pyet nëse Milani e meritoi kualifikimin, por që trajneri italian ka thënë se duhej t’i fitonin ndeshjet për tu kualifikuar.

“Për ta merituar duhet të fitoni ndeshje. Porto ka marrë rezultate të mëdha në pesë ndeshjet e fundit jashtë. Mos të harrojmë që vjet eliminuan Juventusin nga Liga e Kampionëve”.

“Duhet të jemi më këmbëngulës. Porto meriton meritat për pjesën e parë, ndërsa ne duhet ta kishim përhapur më shumë mbrojtjen e tyre. Në pjesën e dytë ishim më të organizuar dhe intensiteti i lojës së Portos ra”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/